• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET TRAGJIKE QË MORËN JETËT E “SHOKËVE PËR KOKË”/ Nga rënia në kanal tek… (FOTOT)
Home
Ekskluzive

AKSIDENTET TRAGJIKE QË MORËN JETËT E “SHOKËVE PËR KOKË”/ Nga rënia në kanal tek… (FOTOT)

22 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Aksidentet rrugore ditët e fundit kanë përgjakur rrugët në vend, duke shënuar thuajse çdo ditë raste të reja me pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

Rasti më i fundit me dy persona të vdekur është shënuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë urës së Dajçit. Mjeti tip benz është përplasur fatalisht me një kamion anës rrugës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që udhëtonin në të. 
Më të rende akoma e bën fakti se të dy ishin miq me njëri tjetrin, e raster si këto fatkeqësisht ka pasur shumë.

Çfarë ndodhi sot:

Aksidenti tragjik në Lezhë,vdesin dy miqtë

Gentian Toma

Mëngjesi i sotëm ka qenë më i trishti për familjen e 32- vjeçarit Gentian Toma dhe atë të Robert Ejllit, 25 vjeç. Të dy miqtë që udhëtonin në makinën “Benz” me targa AA 929 FF të drejtuar nga Toma, humbën tragjikisht jetën në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç.

Policia njoftoi se makina me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë mungesa e dritave në pjesën e pasme të kamionit. Në errërisë e sipër drejtuesi e ka pasur të pamundur të shquajë që para kishte një mjet dhe është përplasur me të.

Rastet:

Aksident në Fier, dy shokët vdesin njëri shpëton

Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë i mori jetën dy shokëve, ndërsa i treti arriti t’i shpëtonte tragjedisë. Tre shokë që po udhëtonin nga Fieri drejt Tepelenës, aty ku edhe banonin, kanë dalë nga rruga.

Tre shokët kanë qenë të dehur, ndaj drejtuesi i mjetit “Ford” me targa AA493NY, të humbasë kontrollin dhe të dalë nga rruga, 4 km larg Memaliajt.

Makina ka rënë disa metra nga rruga, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit, Luan Bilbili, që mbante detyrën e shefit të Financës në Bashkinë Memaliaj, ndërsa më herët kishte qenë shef Finance në komisariatin e këtij qyteti.

Viktimë në aksident mbeti edhe shoku i tij, Syrja Hysa, që ishte shef Finance në njësinë administrative Qesaret.

I vetmi që i mbijetoi aksidentit ishte Erion Sina, përgjegjës i Monumenteve të Kulturës në Tepelenë.

Aksident me makinë, vdesin dy të rinj shqiptarë në Itali

Pamje nga vendngjarja

Një aksident tragjik u mori jetën dy shqiptarëve në Itali dhe la të plagosur rëndë një 18 vjeçar që udhëtonte bashkë me ta.

Dy viktimat janë Amir Muslija dhe Ysin Braha, 21 e 22 vjeç, kushërinj me njeri-tjetrin dhe shokë shkolle njëkohësisht.

Makina është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën Siena Bettolle në zonën Casetta, afër komunës Castelnuovo Berardenga.

Aksidenti tragjik në Kurbin, 3 të rinjtë humbin jetën


Jul Margjoni

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit,  ku kanë mbetur të vdekur tre persona, shokë midis tyre.

Një automjet ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal, duke shkaktuar vdekjen e tre djemve të rinj.

Kanë humbur jetën:

  1. Juli Margjoni, 22 vjeç, banues ne Tirane, Kombinat.
  1. Simon Kaza, 20 vjeç, banues ne Adriatik.
  1. Bert Marku, 17 vjeç, banues ne Adriatik.

Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesi nuk ka arritur të manovrojë në kohë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARTIN MUNO/ Donald Trump – Rrethi sa vjen e ngushtohet
Previous article ME TANGA NË PLAZH/ Trejsi Sejdini "çmend" ndjekësit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT