• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUAJA SHTATZËNË VDIQ NË AKSIDENT/ Arrestohet drejtuesi që hyri në parakalim të gabuar (EMRI)
Home
Breaking News

GRUAJA SHTATZËNË VDIQ NË AKSIDENT/ Arrestohet drejtuesi që hyri në parakalim të gabuar (EMRI)

22 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edmond Asllani është arrestuar pas aksidentalit të një dite më parë në Fier, ku një grua shtatzënë humbi jetën. 31-vjeccari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Konkretisht, dyshohet se ai ka hyrë në parakalim të gabuar, manovër që ka sjellë aksidentin tragjik.

“Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Asllani, vjeç 31, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip ’Audi’, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin ‘Audi’ dhe drejtuesi i mjetit ‘Benz’ shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç,”, njoftoi Policia.

Udhëtimi i fundit i shtatzënës 6-muajshe, në gjendje kritike vajza e saj e mitur. Ja për ku ishte nisur me vjehrrin në timon

FIER/ MAJLINDA RAMA/Një parakalim i gabuar i merr jetën nënës 6- muajshe shtatzënë, në gjendje të rëndë vajza e saj 7 vjeçe.

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur në orët e paradites në aksin rrugor Fier- Levan, ka shkaktuar vdekjen e një 26-vjeçareje. Në aksident u përfshinë dy automjete, një makinë tip “Benz” dhe një tjetër “Audi”.

Majlinda Troka, 26 vjeçe, mbeti e vdekur, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë mbeti vajza e saj vetëm 7 vjeçe. Kurse tre persona të tjerë, Klaudia Troka, 44 vjeç, Astrit Troka, 58 vjeç dhe Laurent Troka, 31 vjeç, morën dëmtime të lehta. Nga informacionet që jep Policia, dy automjetet janë përplasur në vendin e quajtur “Liqeni”.

Në bazë të hetimeve paraprake, rezulton se automjeti tip “Benz” që vinte nga Fieri dhe po udhëtonte drejt Vlorës ka hyrë në parakalim të gabuar, duke përplasur mjetin tip “Audi” që drejtohej nga vjehrri viktimës, Astrit Troka.

Edhe pse ky i fundit ka ulur shpejtësinë, përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën gruas shtatzënë 6- muajshe si dhe plagosur rëndë vajzën e saj.

Ndërsa tre të plagosurit e tjerë paraqiten jashtë rrezikut për jetën, kurse mjekët thonë se në gjendje të rëndë vijon të jetë vajza 7 vjeçe. Vajza, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Fierit, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Burimet tregojnë se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti. Në automjetin tip “Audi”, përveç Majlindës, Astritit dhe vajzës së mitur ndodhej dhe Klodiana Troka, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje nga fshati Martinë i Fierit. Sipas disa burimeve, familja Troka po udhëtonte nga fshati i tyre në drejtim të qytetit të Fierit. Ata kishin planifikuar të bënin pazar, e pastaj të ktheheshin në shtëpinë e tyre në fshatin Martinë.

Burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se në spital u paraqitën tetë persona, por disa kishin plagë më të lehta dhe pasi morën ndihmën mjekësore u larguan. Mes të plagosurve i shtruar në spital është edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Laurent Troka, nga fshati Nuselalë i Fierit.

Në automjetin tip “Benz” kanë qenë edhe katër anëtarë të familjes së Laurentit, të cilët kanë shpëtuar me gërvishtje të lehta.

“Në datën 21.08.2018, ora 11:30 në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T., me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja. M.T., e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, bëhet e ditur nga Policia.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNIMET ME VDEKJE/ Ekzekutohen disa aktivistë për të drejtat e femrave
Previous article ZJARR NË GJIROKASTËR/ Përfshihen nga flakët varrezat në fshatin Valarë

k.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT