Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi po i kalon pushimet duke kërcënuar në rrjetet sociale të gjithë personat, që kritikojnë sjelljen e tij.
Në një diskutim, deputeti i Bashës në Lushnje, kërcënon publikisht qytetarin, A.B., i cili i kërkon politikanit që të vetëpërmbahet kur shprehet publikisht.
Në përgjigje të sugjerimit të qytetarit, deputeti përgjigjet:
“…Nuk merrem me fundërrina si puna jote, por komentoj MIQT e mij. Ti po ke surrat bujrum e më dil përpara se në Lushnje jam pothuajse çdo ditë. Me zagaret une kam vetëm një mënyrë komunikimi. Person publik jamë për ata që më kanë votuar e mbështetur me votë nga viti 1990 e më kanë zgjedhur 2 herë deputet, jo për pjellë të komunizmit”, shkruan Murrizi.



