Dy raste brenda ditës janë regjistruar në Portin e Durrësit me automjete të vjedhura në shtete të tjera, por që janë verifikuar nga sistemi në Policinë Kufitare dhe janë sekuestruar.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 21.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M. D., vjeç 45, banues në Bushat, Shkodër, në P K K, Port, Durrës, mjeti tip “Ford Mondeo”, me të cilin udhëtonte nga verifikimet rezultoi i vjedhur në një shtet të huaj. Neni 141/a i Kodit Penal.
Më datë 21 .08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasen M. H., vjeç 26, banues në Kavajë, pasi në PKK, Porti Durrës, mjeti tip “Fiat Punto”, me të cilin udhëtonte, nga verifikimet rezultoi i vjedhur në një shtet të huaj. Neni 141/a i Kodit Penal.


