Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment përg ushqimet në Shqipëri vjen edhe nga ky turist nga Japonia:
Ushqimi në Shqipëri është nga më të mirat, kuzhina juaj është jo vetëm ë bollshme por edhe e lirë. Tentova të provoja thuajse të gjithë pjatat tradicionale tuajat, por nuk kisha kohë mjaftueshëm për të shijuar jufkat dhe japrakët që ju i kishit jo vetëm autentike tuajat, por edhe shumë të kërkuara. Madje në një restorant gjeta një tavë fantastike me oriz dhe me mish që kushtonte vetëm 20 dollarë. Në ato momente isha gati të jepja më shumë sepse udhëtimi i gjatë me familjen time nga Japonia në Shqipëri kishte qenë shumë i gjatë, dhe donim të konsumonim çfarë të gjenim. Mirëpo na shijoi shumë, faleminderit për mikëpritjen!
Në po të njëjtin koment një shqiptar, i irrituar me shërbimet e restoranteve në Tiranë shkruan:
Nuk ke qenë tek “Uji i Ftohtë” në Tepelenë sepse me shumë gjasë do të të kishit shërbyer kos të blerë, dhe jo vendi se ashtu janë ata që e kanë. Përveç kësaj orizi që ke ngrënë atje do të të vinte me ndonjë qime, dhe nuk dua ta humbas këtë shans të të pyes nëse të ra ndonjë e tillë se kuzhinierët tanë këtu nuk e njohin kapelën. Gjithë të mirat.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


