Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Levan. Nga aksidenti një grua shtatzënë, e identifikuar is Majlinda Troka ka humbur jetën, ndërsa katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre fëmjë.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin Rajonal të Fierit ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Nga raportimet mësohet se përveç fëmijës që është në gjendje të rëndë, tre të tjerët janë plagosur lehtë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në një vend, i cili ka një kthesë shumë të fortë ku edhe më parë kanë ndodhur shumë aksidente. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


