Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan.
Raportohet për katër (4) të plagosur, të cilët kanë marrë plagë të lehta në trup mes tyre edhe dy fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në këtë aks, ku dyshohet se nga shpejtësia e lartë e njërës prej makinave janë përplasur dy automjetet.
Nga vendi i ngjarjes thuhes se zona ku janë përplasur makinat quhet qafa e “Koshovicës”.
Raportohet se ka humbur jetën një grua shtatëzënë, e cila ka qenë pasagjere në një makinën tip “Audi” sëbashku me fëmijën e saj. Emri i saj është Majlinda Troka, e moshës 27 vjeçe dhe në muajin e gjashtë të shtatëzënisë.
Bëhet me dije se mjeti ishte nisur nga Fieri për në Vlore ndërsa mjeti tjetër tip Benz që kthehej nga Vlora për në Fier, edhe pse ka ulur shpejtësinë nuk ka mundur ti shpëtoj përplasjes.
Në automjetin tip Benz ndodheshin edhe dy fëmije të mitur.
NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
{“videoid”:1534845579843,”type”:1,”ratio”:0.75}


