• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sërish tragjedi në Itali/ Prurjet e lumit shkaktojnë 10 të vdekur në kanion dhe 3 të zhdukur
Home
Jetë

Sërish tragjedi në Itali/ Prurjet e lumit shkaktojnë 10 të vdekur në kanion dhe 3 të zhdukur

21 August, 2018 k.autor Jetë

Një tjetër ngjarje tragjike shënohet në Itali këtë të hënë, teksa plagët dhe hidhërimi i shembjes së urës Morandi janë ende të hapura.

Ka shkuar në 10 të vdekur bilanci i tragjedisë në kanionin e Raganellos në Kalabri, aty ku ekskursionistë të ndryshëm u morën përpara nga prurjet e lumit. Gjatë natës një prej personave që mbeti i plagosur rëndë, ndërroi jetë në spitalin e Kostancës për shkak të një traume në kraharor. Në spital qëndrojnë 11 persona të tjerë të plagosur. Të zhdukurit janë të paktën 3 persona.

Të dhëna të paqarta për numrin e të zhdukurve

Janë 20 personat që janë shpëtuar “Në lidhje me numrin e të zhdukurve jemi shumë të paqartë. Të dhënat që dhamë në fillim kishin të bënin me grupe të organizuara. Tani po përpiqemi të gjejmë të dhëna pranë prefekturës për të saktësuar nëse kishte persona të tjerë, singëll apo në çift”, u shpreh Paola Galeone, prefekti i Cosenzas.

Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, deklaroi ndër të tjera se “vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë për njerëzit që mungojnë vjen prej faktit se eskursionistët kanë qënë në grupe të shpërndara”. Ekipet e shpëtimit thanë se kërkimiet nuk janë ndalur gjatë gjithë natës. Operacionet tani do të zhvendosen më tej në drejtim të rrymës në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima janë zhvendosur në det.

Flitet për të paktën dy grupe të organizuara

Autoritetet flasin me saktësi për të paktën dy grupe ekskursionistesh të kapur në befasi nga prurjet e lumit. Në dy grupet kishte 36 ekskursionistë kryesisht nga Brescia dhe Bergamo e Milano, të ndarë në dy grupe me 18 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURQIA SULMON SËRISH/ Padit SHBA-në në Organizatën Botërore të Tregtisë për...
Previous article SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ FOTO: Varrimi në Shkodër i ADMIR BOKRINËS. Çfarë thotë familjari për...

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT