• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja si ishte kronika e kohës ne mediat botërore: “Pranvera e Pragës”, 50 vjet nga pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë dhe…
Home
Botë

Ja si ishte kronika e kohës ne mediat botërore: “Pranvera e Pragës”, 50 vjet nga pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë dhe…

21 August, 2018 k.autor Botë

Në gusht të vitit 1968, tanket sovjetike hynë në Çekosllovakinë komuniste për të shtypur lëvizjen demokratike të njohur si Pranvera e Pragës.

Ai pushtim ishte ngjarja e dytë pas Hungarisë, ku Moska me forcën ushtarake ndaloi një proces të hapjes ndaj Europës dhe mbajti me dhunë gjysmën e Europës, për 20 vjet të tjera.

Socializmi me një fytyrë njerëzore

“Në orën 23.00 trupat sovjetike, polake, gjermano-lindore, bullgare dhe hungareze kaluan kufirin e Çekosllovakisë”, njoftoi agjencia AFP më 21 gusht 1968, duke cituar Radio Pragën.

Më parë, tensionet u rritën midis udhëheqësit të atëhershëm sovjetik Leonid Brezhnjev dhe qeverisë reformiste që mori pushtetin në Çekosllovaki.

Në janar, sllovaku Aleksander Dubçek zëvendësoi Antony Novotny si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste Çekosllovake dhe në mars President i Republikës u zgjodh Ludvik Svoboda.

Iniciativa e Dubçekut paralajmëroi reforma që kishin për qëllim “socializmin me një fytyrë njerëzore”. Ato përfshinin një ndalim mbi censurën, lirinë e tubimit dhe shoqërimit, dhe reformën e kujdesshme ekonomike. Moska u përgjigj me paralajmërime dhe një ultimatum.

Tanke në qytete

Radio Praga njoftoi në 4:59 të mëngjesit se kryeqyteti dhe pjesa tjetër e vendit ishin të pushtuara.

Moska dhe aleatët e saj komunistë dërguan 200,000 ushtarë në ditën e parë të pushtimit në Çekosllovaki, dhe numri i ushtarëve u rrit në 600,000 më vonë.

Qeveria në Pragë u bëri thirrje qytetarëve që “të qëndrojnë të qetë dhe të mos përdorin armë kundër trupave të huaja”.

Shumë prej tyre e morën vesh për pushtimin përmes valëve të radios.

Forcat sovjetike në Pragë u përqendruan në tre qendra: në selinë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, në Kështjellën e Pragës dhe në selinë e Radios.

Qindra banorë të kryeqytetit çek u mblodhën përpara godinës së Radios, e cila ishte e rrethuar nga tanket. Ushtarët qëlluan me mitralozë në ndërtesën e saj dhe shtëpitë aty pranë, ndërsa çekosllovakët shpërthyen në thirrje si: “Gestapo” apo “Rroftë Dubçeku.

Në ditët e para të pushtimit, u vranë rreth njëqind njerëz.

U arrestuan krerët

Agjensia ruse e lajmeve TASS njoftoi se ndërhyrja u krye me kërkesë të krerëve të Çekosllovakisë. Historianët më vonë pohuan se ishte Vasil Bilak, një anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Çekosllovake që i vetmi miratoi pushtimin.

Ushtria e Kuqe sovjetike në orët e para të pushtimit arrestoi Dubçekun, kryeministrin Oldrich Cernik dhe të tjerët, duke i marrë në Kremlin më 22 gusht.

Një ditë më vonë ata u bashkuan me një grup tjetër që përfshinte presidentin Svoboda.

Katër ditë pas negociatave, u pa e nevojshme të nënshkruhet Protokolli i Moskës, i cili formalizoi pushtimin sovjetik.

Rezistenca kombëtare

Çekët dhe sllovakët në ndërkohë filluan një rezistencë jo të dhunshme ndaj okupimit. Për të ngatërruar sovjetikët, ata hoqën tabelat e emrave të rrugëve, dhe në fshatra shenjat u vendosën në drejtim të Moskës.

Dymbëdhjetë radiostacione të lira vazhduan transmetimin pavarësisht përpjekjeve nga Moska për t’i shuar ato.

Boritë e makinave, fabrikat dhe këmbanat e kishës vazhduan të bien në mbështetje të Svobodas dhe Dubçekut, kthimi i të cilëve nga Moska ishte duke pritur me padurim.

Në mëngjesin e 27 gushtit Dubçek dhe liria po ktheheshin. Turma të mëdha njerëzish morën rrugën që shpinte nga aeroporti në Kështjellën e Pragës ku u kthye dhe flamuri shtetëror. Por entuziazmi ishte i shkurtër.

Dubçek në fjalën drejtuar kombit vuri në dukje se largimi i pushtuesit ishte kushtëzuar nga normalizimi i situatës.

“Liria do të kufizohet për disa kohë në mënyrë që të lejojë kthimin në normalitet”, shtoi Dubçek nën një zë të thyer, shkruante AFP më pas.

Dubçek u hoq nga posti i liderit të Partisë Komuniste pas një muaji.

Demokracia do të vinte pas revolucionit të kadifenjtë në vitin 1989 dhe katër vjet më vonë shteti u nda në Republikën Çeke dhe Sllovake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PYESIN KUR DO MARTOHET/ Modelja shqiptare sapo e tha: Kur të më... (FOTO)
Previous article Kjo video e Rihanna-s që i shmanget buqetës së nuses sapo na shkriu së qeshuri

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT