2016-ta ishte një vit i tmerrshëm. E pohojmë ne me plot gojë dhe shkenca na mbështeti plotësisht. Thamë me bindje të plotë se viti i ardhshëm do ishte më i mirë, ne do ishim njerëz më të mirë dhe do realizonim gjithçka që i vendosëm vetes synim. Dhe kështu papritur pa kuptuar na zuri nëntori dhe neve prapë mezi na del gjumi në mëngjes, zvarrisim detyrat e rëndësishme dhe do të preferonim të rrinim në shtëpi duke ngrënë para kompjuterit sesa të bënim diçka produktive. Nëntorit po i vjen fundi dhe ne na ka kapur paniku, si ta kthejmë kohën mbrapsht aaaaaa!
Ne vërtet mund të kemi qenë të njëjtët dembele si gjithnjë, por në 2017-tën sërish ndodhën gjëra, që nëse s’do të ishin memet nëpër rrjete sociale për të na i kujtuar me siguri do të kishim harruar. Ja çfarë ndodhi gjatë 2017-s që po na le shëndenë.
Idhujt tanë u kthyen në horra që s’kanë lenë homosapiens me vaginë (dhe jo vetëm) pa ngacmuar. Dhe 2017-ta ishte viti që gratë kanë ngritur zërin ndaj gjithë ngacmimeve seksuale që kanë kaluar gjatë jetës së tyre.
Dosje të dekadave më parë u hapën dhe njerëz që kishin harruar që kishin ngacmuar tani janë të papunë dhe urrehen nga gjithë bota anembanë. Në Shqipëri ama nuk ndodh asgjë e tillë. Të gjithë personazhet e pyetur rreth ngacmimeve seksuale në punë thanë se kanë qenë me fat, pasi kanë punuar vetëm me profesionistë. Gëzuar për këtë!
2017-ta ka qenë viti i shit-blerjeve televizive, kryesisht mes Top Channel dhe TV Klan. Marina Vjollca shkoi në Klan, Idro Seferi, zëri i Beogradit po ashtu, Rashel Kolaneci shkoi nga Xing-u tek Procesi Sportiv dhe Bes Kallaku me Erion Isain lëvizën nga Portokallia tek Kënga Magjike.
LSI nuk u bë forcë e parë, forcë e paparë, por gratë po. Shembull konkret i kësaj është dhuna e administratores së një kompanie përgjegjëse për plehrat ndaj gazetarit të “Stop” që këmbëngulte në zbulimin e mashtrimit të tyre. Zonja Mirela Topulli u kthye në meme, sigurisht.
Albi Nako dhe Klaudia Pepa u ndanë dhe u bënë vëlla e motër. Një deklaratë e Klaudias që quante koreografin ‘vëlla’ është bërë objekt batutash dhe paragjykimesh në rrjete sociale, si në memet e publikuara më poshtë.
Ok tani s’bëhet shaka me këto gjëra, po kujt i ka shkuar mendja njeherë!
Ilir Meta u bë president, por Monika Kryemadhi nuk është zonjë e parë. Ajo ka marrë pozicionin e kryetares së LSI-së dhe është në krye të frontit opozitar.
Suksese në jetë! Kryeministri ynë solli një tjetër trend të ri, veç atleteve dhe çitjaneve.
Saimir Tahiri nuk është më ministër i brendshëm dhe akuzohet se është pjesë e një rrjeti narkotrafiku.
Ylli Baka për dreq u bë pjesë e dosjeve të përgjimeve italiane, pasi u përmend në bisedat e vëllezërve Habilaj si konsumator i lëndëve narkotike.
Ronela Hajati tha publikisht se çunat janë të trashë dhe nuk lexojnë dhe s’të bëjnë një muhabet të hajrit. Urrejeni sa të doni, por ajo vajzë e di çfarë thotë.
Kur s’mbetet më asgjë për të bërë, të gjithë kemi provuar të thërrasim ‘tëp shëp’ drejt qiellit duke pritur që të gjitha problemet të rregullohen. Pse Arditit i ecën dhe neve jo? Pseeeee???
2017-ta ishte viti i dasmave. U martuan thuajse të gjithë çiftet VIP që s’e kishin bërë ende ceremoninë, ndërsa ne vazhduam të sillemi ekstremisht çuditshëm para personit që na pëlqen, si Getoari në foto.
Në 2017-tën Facebook-u vazhdoi të përdoret masivisht nga tokësorët. Dhe meshkujt shqiptarë nuk e harruan synimin e tyte: të çojnë një nuse në shtëpi.
Dhe për ta mbyllur me diçka më të lehtë, njësoj si mendja jonë gjithë këtë vit, ne vazhduam të gërmojmë në pikat e fundit të pastës së dhëmbëve, vetëm sepse prindërit tanë mendojnë se ‘ne e hamë pastën me dhëmbë’ dhe refuzojnë të blejnë një të re. Anabel.al














