• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALEN TRAGJEDITË/ Pas përmbytjeve në Itali, 11 persona të vdekur nga vërshimet
Home
Europë

NUK NDALEN TRAGJEDITË/ Pas përmbytjeve në Itali, 11 persona të vdekur nga vërshimet

21 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Katastrofa njëra pas tjetrës në Itali. Të paktën 11 ekskursionistë humbën jetën në grykën e Raganellos në Civita (Cosenza), në Parkun Pollino, pas vërshimeve të përrenjve ngas shirave të forta.

Dy trupat e fundit, të cilat u shtohen atyre të 4 grave dhe 4 burrave të identifikuar më parë, u gjetën tre kilometra larg nga pika ku ishin marrë nga uji. Gjatë natës një nga të plagosurit më të rëndë vdiq në spital. Pesë mbeten të zhdukur dhe 11 të plagosur.

Njëzet persona janë shpëtuar: në mesin e këtyre 11 janë të plagosur (6 në gjendje të rëndë) dhe janë hospitalizuar. Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, shpjegoi se “vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur është për shkak të faktit që ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara”. Megjithatë, kërkimet nuk u ndërprenë asnjëherë dhe kanë vazhduar gjithë natën”. Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.

Ekipet e shpëtimit në punë gjatë gjithë natës

Vazhdon pa pushim puna e zjarrfikësve, karabinierëve, trupave kombëtare të ndihmës alpine dhe personelit të 118. Në vazhdimësi në kontakt me kreun e Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, po i ndjek zhvillimet nga afër kryeministri Giuseppe Conte. Mbrojtja Civile e Kalabrisë dërgoi në grykat e Raganellos disa kulla të lehta për të ndriçuar zonën natën dhe për të lejuar shpëtuesit të vazhduan kërkimet gjatë gjithë natës.

Ulërimat e dhimbshme të të afërmve

Britma dhimbjeje dëgjohen në transmetimet direkte të TV italiane dhe lëvizjet e ambulanca e mjeteve të emergjencave në sheshin e Civitas, i transformuar në vendin e dhimbjes për të vdekurit e tragjedisë së Raganellos. Ishte i tmerrshëm momenti kur duke u mbajtur për krahu nga disa njerëz, gruaja e një prej viktimave, bërtiti thekshëm kur njohu trupin e burrit të saj. Ndër qindra njerëz ende të pranishëm për të dëshmuar dhimbjen dhe ngushëllimet për atë që ndodhi, kapen fragmente të tregimeve të heroizmit dhe solidaritetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARG PRITSHMËRIVE/ Dortmundi kualifikohet në kupë mes vuajtjeve dhe probleme (VIDEO)
Previous article Analisti amerikan flet hapur për rrezikun: Ndarja e Kosovës ndihmon Rusinë, shkakton probleme në Ballkan

g.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT