Ndërkohë që një shtetas shqiptar ishte brenda në banesën e tij duke fjetur, hajdutët i kanë vjedhur automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” duke mos bërë asnjë zhurmë të cilën të linte të kuptonte se po ndodhte një vjedhje. Policia ka marrë denoncimin e shtetasit dhe ka nisur hetimet për të identifikuar hajdutët.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.08.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, shtetasit R.A., vjeç 42, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


