Një aksident i rëndë i mori jetën një 33 vjeçari nga Saranda, i identifikuar si Ervis Taka, ditën e djeshme në aksin Fier-Tepelenë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe ish-ministri i Partisë Socialiste Stefan Çipa, i cili e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e Ervisit, pasi ai kishte shumë ëndrra dhe dëshira për jetën.
“Cfare dite e zeze kjo e sotme Visi per ty, familjen tende, dhe ne miqte e tu!
Si ike kaq heret nga jeta, nuk mund ta besojme! Kishe kaq endrra dhe deshira per jeten! Lamtumire miku yne i dashur! Do jetosh gjithmone ne zemrat tona”, ka shkruar Çipa.
33 vjeçari u përplas nga një makinë me traga të huaja teksa drejtonte motorrin, ndërkohë që ka ndërruar jetë në spital pak minuta para se të arrinte helikopteri, i cili do ta transportonte drejt Tiranës.


