Ura e Dragotit në Tepelenë është një nga më të rrezikuarat në vend, nga shembja.
Gazeta TemA ndërkohë, po sjell këtë dokument nga Arkiva, që flet për përurimin e urës.
Përurimi i urës së Dragotit, që ndodhet në të hyrë të grykës së Këlcyrës, u bë më 25 të shkurtit 1936, me ndodhjen e ministrit të P. Botërore të asaj kohe.
Ishte një nga urat e rralla që ka në tërë Ballkanin.
Gjatësia e saj është 108 metra dhe e gjerë 7 metra e gjysëm.
Lartësia e saj është 27 metra.
Peshon 500 tonë”, thuhet në dokumentin e Arkivës.
Për t’u provuar, asaj iu vunë sipër 300 tonë lëndë. (TemA)



