• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I SHUMËKËRKUARI QË TRAZOI POLITIKËN/ Deklaratat e opozitës dhe qeverisë deri tek SQARIMI i Policisë
Home
Shqipëri

I SHUMËKËRKUARI QË TRAZOI POLITIKËN/ Deklaratat e opozitës dhe qeverisë deri tek SQARIMI i Policisë

20 August, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Gjithçka ndodhi më 18 gusht, kur 48 vjeçari Edmond Bego po kthehej nga pushimet dhe u ndalua në Korfuz. Që nga ai moment, ky i fundit mori “stadin” e të “shumëkërkuarit” dhe u bë shumë shpejt “molla e sherrit” mes të majtës e të djathtës ku deklaratat “hidh e prit” zgjatën me ditë të tëra.

Policia me deklaratën e bërë vetëm një orë më parë duket se hoqi të gjitha dyshimet duke deklaruar se: Edmond Bega, nuk ka qënë në kërkim nderkombëtar, sipas verifikimeve të tyre.

Lajmi në AlpeNews.al

Fillimisht ishte opozita e cila ngriti një sërë akuzash fill pas arrestimit nga policia greke. Nisi me Palokën e Spahon, kundërpërgjigjen e Ballës, dhe reagimin sërish të PD me Alibeajn.

Paloka:

Ne nje deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike, tha se ai ka lidhje dhe mbeshtetje me njerez te pushtetshem. Paloka ka ngritur disa pyetje, e teksa nxori emrin e deputetit te PS Taulant Balla, tha se ditet ne vijim PD do te beje transparence perse ligji nuk ka vepruar ndaj Begos qe njihet me emer tjeter per policine, Italine e biznesin ne Shqiperi.

“Cdo shqiptar, ka te drejte te pyese sot Edi Ramen, Fatmir Xhafajn dhe Policine e Shtetit:

Si eshte e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke por jo nga policia shqiptare?

Si është e mundur që jo vetëm nuk arrestohet por bën i qetë biznes në Shqipëri?

Cfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm e kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbyllë sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri?

A është Taulant Balla polikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?

PD në ditët ne vijim do beje transparence pse ligji s’ka vepruar ndaj Edmond Begos qe njihet me emer tjeter per policine, Italine e me emer tjeter per biznesin. Sot kerkojme qe Prokuroria te nise hetimet per te zbardhur arsyet e mosveprimit nga policia e shtetit”, tha Paloka.

Reagon Balla: Filloi teatri komik “Babale 3”

Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës se ai dhe trafikanti i arrestuar Edmond Bego dhe janë partner në biznes.

Reagimi i plotë i Ballës:

Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy, unë do pres që betejën ta bëj përsëri me Kryebabalen Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”.

Paloka i përgjigjet Ballës:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur sërish Taulant Ballës, në lidhje me akuzat dhe kundër akuzat për të arrestuarin Edmond Bego.Në një postim në Facebook, Paloka shkruan: Pasi mori 8 ore kohe, derrkuci i Toyota Yaris kerkon shpetim tek ato qe i mallkon cdo dite si me te korruptuarat ne vend: Gjykatat!

Mr. Toyota Yaris qe drejton grupin parlamentar te PS, mos u fshih pas Edi Rames dhe Fatmir Xhafes, por thuaju shqiptareve:

* A e njeh trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges Mond Bego?

* Cfare te lidh me trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges Mond Bego?

Taulant Yaris, laku po shtrengohet, koha jote dhe e Padronit tend po mbaron! Tik Tak Tik Tak.

Reagon sot sërish PD me anë të Alibeaj:

Ai tha se Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:

“Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqiëshm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!”.

Pas postimit të Policisë reagon Gazmend Bardhi:

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i kërkon policisë shqiptare të sqarojë shqiptarët se gjatë kohës që Bego ka qenë me pushime në Korfuz a ka qenë me të dhe deputeti Taulant Balla.

Ja postimi i Bardhit:

U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!

Mqs u zgjua, a mund te na thote: Policia greke me cilin emer dhe mbi bazen e cilit urdher kerkimi nderkombetar e ka arrestuar? Pse e mban ende ne burg?

Dhe mqs i ka hyre verifikimit te sistemit TIMS, te na thote mos ka qene edhe Taulant Balla per pushime ne Korfuz ne te njejten kohe?!

Shpresojme qe per pergjigjen e radhes qytetaret te mos presin edhe 2 dite te tjera!

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Çmendi" ndjekësit me trupin e saj në plazh/ Shihni sa kanë kushtuar këto bikini të Lori Hoxhës (FOTO)
Previous article DHUNA NË STADIUME/ Nga përleshja në Korçë e deri tek skandali në Këlcyrë (RASTET)

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT