Një shtetas shqiptar, i moshës 57 vjeç ka kanosur me fjalë dhe fizikisht duke dhunuar bashkëshorten e tij me të cilën banonin në të njëjtën shtëpi. Veçmas kësaj arsyeja për të cilën është zënë çifti dyshohet të jetë për xhelozi. Policia ndërkohë ka lëshuar urdhërin e mbrojtjes së menjhëhershme për gruan e 57 vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.L, 39 vjeçe, banuese në Kamzë, pasi bashkëshorti shtetasi S.K, 57 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


