Udhëheqësi i ri i Pakistanit ka bërë shembullin e gjallë të mënyrës se si elita qeverisëse e vendit të tij duhet të heqë veten nga “stili i jetesës”, ndërsa premtoi se do të shkurtojë shërbëtorët e familjes kryeministrore nga 524 në vetëm 2.
Kryeministri pakistanez Imran Khan njoftoi shkurtimin drastik ndërsa ai drejtoi vendin e tij të dielën për herë të parë që kur u zgjodh në krye të qeverisë.
Gjatë fjalimit të tij inaugurues në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, Khan tha se me qëllim që vendi të përparojë, duhet të futet një shtet i mirëfilltë islamik dhe borxhi duhet të ndërpritet nëpërmjet taksimit të të pasurve.
Ai gjithashtu u zotua të ulte varfërinë dhe normat e analfabetizmit.
“Dua të flas për mënyrën se si të pasurit dhe të fuqishmit jetojnë në këtë vend.
“Kryeministria ka 524 shërbëtorë dhe 80 makina. Kryeministri, i cili jam unë, gjithashtu ka 33 makina antiplumb. Kryeministrat kanë helikopterë dhe aeroplanë për të fluturuar. Ne kemi shtëpi guvernatore masive dhe çdo luks të imagjinueshëm”, tha Khan, raporton Dawn.
Ai tha se në vend, nga njëra anë ka njerëz për t’u ushqyer dhe nga ana tjetër, ka njerëz që sillen si kolonizatorë.
“Unë dua t’i them popullit tim, do të jetoj një jetë të thjeshtë, do të kursejmë paratë tuaja”, tha ai.
Meqë shkalla e analfabetizmit në Pakistan është mbi 40 për qind, Khan u zotua gjithashtu të rrisë nivelet e arsimit në të gjithë vendin.
Ai tha se do të heqë dorë nga shtëpia e pallateve të rezervuar për kryeministrat për një pronë me tre shtretër, kështu që pallati mund të transformohet në një universitet.
Duke thënë se niveli i borxhit të Pakistanit është më i keqi në historinë e vendit gjatë dekadës së fundit, kryeministri tha: “Ne kemi krijuar një zakon të keq duke jetuar me kredi dhe ndihmë nga vende të tjera”.
“Asnjë vend nuk mund të përparojë në këtë mënyrë. Një vend duhet të qëndrojë në këmbët e veta“, tha Khan, raporton Reuters.
Në një vend ku më pak se një për qind paguan tatimin mbi të ardhurat, Khan vazhdoi të përshkruajë planet për të reduktuar borxhin nëpërmjet taksave dhe jo kredisë.
“Është përgjegjësia juaj për të paguar taksat”, tha Khan. “Mendoni për këtë si një xhihad [luftë të shenjtë], që ju duhet të paguani tatime për përmirësimin e vendit tuaj”.


