• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Gomonia me 1.6 ton drogë në Greqi, identifikohen dy skafistët shqiptarë (Emrat)
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJE/ Gomonia me 1.6 ton drogë në Greqi, identifikohen dy skafistët shqiptarë (Emrat)

27 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Të tjera detaje zbulohen mbi operacionin anti-drogë të policisë greke që çoi edhe në kapjen e gomones me 1.6 ton drogë të nisur nga Shqipëria. Deri tani policia greke në kuadër të këtij operacioni ka arrestuar 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 2 nga skafistët janë nga Saranda dhe i treti është italian. Njëri nga skafistët është identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjec dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh. Për rastin në fjalë është informuar edhe policia e Sarandës e cila ka kryer disa kontrolle banesash ditën e djeshme, por nuk ka gjetur lëndë narkotike apo të dyshuar.

“BalkanWeb” mëson se para 10 ditësh ka pasur një sherr mes këtij grupi kriminal në Korfuz i cili është kuptuar nga policia greke, por kur kanë shkuar në vendngjarje nuk i ka gjetur aty. I njëjti grup dyshohet se 1 vit me parë ka humbur një ngarkesë droge me vlere rreth 100.000 euro e cila është kapur nga policia.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar policia greke ka zhvilluar një operacion në një hotel në Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim në Mikono, S.K., 50 vjeç, i cili është pronar i një hoteli në Mykonos dhe një në Kolonaku, raporton “BalkanWeb”. Dyshohet se biznesmeni grek është financues i organizatës.

Policia greke arriti të kapë gomonen me tre motorë dy ditë më parë, pas një operacioni 48 orësh ku u angazhuan në det të hapur forca të shumta policie, rojës bregdetare, FRONTEX me helikopter dhe mjete ujore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Çfarë ndodh kur nuk respekton semaforin... Shikoni pamjet e tmerrit në Tiranë
Previous article Studimi/ Basha: Edhe BE e tha që Rama i bleu votat me paratë e drogës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJE TRONDITËSE/ Armand Shakaj e futi trupin e pajetë në automjet, e çoi në Ibë me karrotrec! Autori ndërroi 6 numra celulari... Aktualitet

DETAJE TRONDITËSE/ Armand Shakaj e futi trupin e pajetë në automjet, e çoi në Ibë me karrotrec! Autori ndërroi 6 numra celulari...

OPERACIONI I SPAK/ Sekuestrohen makinat e "Top Seven" dhe mbi 128 milionë euro! Paratë në funksion të projektit në Zvërnec ku ishte i përfshirë Artur Shehu Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Sekuestrohen makinat e "Top Seven" dhe mbi 128 milionë euro! Paratë në funksion të projektit në Zvërnec ku ishte i përfshirë Artur Shehu

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT