Ambasada amerikane ne Tirane ka postuar nje foto montazh te ambasadorit Donald Lu me Elvis Preslin, per te cilin ngre pyetjen dhe shkruan: A e gjeni dot sa ka paguar ky person për të bërë një foto me Ambasadorin Lu? | Can you guess how much this person paid for a#PhotoWithAmbassadorLu?
Postimi i ambasadës nuk thuhet se kujt i adresohet konkretisht po duket si ironizim i përpjekjeve të politikanëve shqiptarë të cilët përpiqen me çdo mjet për të ngjarë si pro-amerikan.
Hera e fundit që një politikan shqiptar ka paguar për të pozuar krah Donald Trump, ka qenë lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili shpenzoi 20 mijë dollarë për ta siguruar.
Ndërkohë së fundmi janë publikuar edhe disa skandale të Partisë Demokratike ku sipas dokumentacionit ka shpenzuar të paktën 1 milion dollarë për të siguruar mbështetjen e amerikanëve.
Kjo ironi mund të jetë edhe një mesazh për portalin e Çim Pekës që financohet nga Shkëlzen Berisha i cili botoi para dy ditësh një “fake news” se ambasadori i SHBA-ve në Donald Lu kishte dalë në foto me kryebashkiakun e Kurbinit dhe duke e akuzuar ambasadorin se ishte paguar nga kryebashkiaku. Më pas lajmi u përgënjeshtrua pasi ishte gënjeshtër. (TemA)



