Skemat e mashtrimit mund të jenë një prej problemeve më të mëdha të krimit ekonomik në vend. I tillë është edhe rasti i këtij të moshuari i cili është mashtruar nga një shtetas shqiptar, i moshës 31 vjeç që dyshohet se i ka marrë një sasi të konsiderueshme parash (në monedhën lekë). Shumë herë këto persona premtojnë se do t’ua kthejnë por nuk ndodh kështu.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë lekësh shtetasit B.S, 70 vjeç, banues në Tiranë dhe nuk ia ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.


