Policia e Shtetit ka prezantuar sot me anë të një video një risi në zbulimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Në video tregohet se tashmë parakalimet e gabuara do të evidentohen me dron, kur ndodhin në kthesa të padukshme.
Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON👮♂Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e "çarmatosi"Edhe shkeljet e tjera:1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.Vendet ku monitorohet me dron?Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7
Posted by Policia e Shtetit on Monday, August 20, 2018


