Të ngrejë dorën kush dëshiron që Beyonce të këndojë 1, 2, 3 apo edhe 5 këngë në dasmën e tij/saj? Ok, le t’i ulim duart tani të gjithë e të flasim për dasmën e madhe që kemi përpara, atë të futbollistit Gareth Bale.
Futbollisti i Realit të Madridit do të vërë unazën e tij të martesës pranverën e ardhmshme me partneren e tij, Emma Rhys-Jones. Fillimisht, dasma pritej të zhvillohej brenda këtij viti në Itali, por u shty pasi i ati i Rhys-Jones u arrestua për evazion fiskal.
Bale është aktualisht në bisedime me artisten e njohur amerikane për të performuar në dasmën e tij dhe për këtë është gati të paguajë plot 1,5 milion paund.
Akoma nuk është marrë një përgjigje përfundimtare nga Beyonce dhe skuadra e saj, por shanset janë të mëdha që diva e skenës të shfaqet në dasmën e Bale-s.
Pra, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bëjmë ç’ka është e mundur për të fituar një ftesë për në dasmën e Bale-s. Fundja, nuk të rastis dy herë të bësh dy gjëra të bukura njëkohësisht: të jesh edhe në dasmën e një futbollisti si Bale, dhe në koncertin e Beyonce-s! /Blitz.al/


