• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Historian francez: Kur mund të arrihet pakti. Nëse Serbia s’merr Veriun e Kosovës…
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Historian francez: Kur mund të arrihet pakti. Nëse Serbia s’merr Veriun e Kosovës…

20 August, 2018 g.autor Rajon

Historiani dhe gjeopolitikani francez Alexis Troude mendon se raundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar, ndërsa marrëveshja përfundimtare, sipas informatave të tij, do të duhej të arrihet në Paris më 11 dhe 12 nëntor, në margjinat e festimit të 100-vjetorit të fitores së forcave aleate kundër Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

“Nuk përjashtohet që ai moment simbolik t’i sjellë Beogradit klimë të volitshme për marrëveshje, të paktën për disa detaje. S’do të ishte asgjë e parëlndomtë nëse Serbia në momentin e fundit, siç ka ndodhur gjatë historisë, ia del të arrijë zgjidhje të volitshme”, ka thënë Troude për “Novosti të Beogradit.

Kjo marrëveshje e supozuar do të mund të jetësohej, sipas mendimit të tij, pranverën e ardhshme, para zgjedhjeve për përbërjen e re të Parlamentit Evropian.

Troude, i cili është drejtor i Departamentit për Studime Ballkanike pranë Akademisë Ndërkombëtare Gjeopolitike në Paris, mendon se hapësira manovruese e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është tepër e vogël, ndërsa presioni i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjashtë muajt e fundit ka qenë tepër i madh.

Ai është pesimist se Serbia do të mund ta fitonte Asociacionin e Komunave Serbe si minimum që është caktuar me Marrëveshjen e Brukselit.

NATO në terren de fakto i përkrah autoritetet kosovare, ndërsa në planin ndërkombëtar gjithashtu ekziston përkrahje e madhe nga BE dhe NATO. Shqiptarët i fituan të gjitha dhe s’kanë interes për të dhënë çka do qoftë. Janë të vendosur që të shkojnë deri në fund, thotë Troude.

I pyetur çka do të mundte Serbia, në rrethana të këtilla të pavolitshme, të fitonte gjatë negociatave, ai thotë se do të ishte sukses sikur ta fitonte veriun e Kosovës.

“Por, në anën tjetër, jam shumë më tepër optimist kur bëhet fjalë për Republika Sërpskan. Pikërisht për shkak të zhvillimit të situatës lidhur me Kosovën shoh hapësirë që RS edhe më shumë të afrohet me Serbinë. Nëse serbët fitojnë pak ose asgjë në rajonin e vet historik, atëherë dera drejtpërdrejt, si pasojë e kësaj, mbetet e hapur për përshpejtimin e ndarjes së BeH-së. Nëse shqiptarët e bëjnë atë që mendojnë se mund ta bëjnë në Kosovë, s’ka arsye që këtë të mos e bëjnë edhe serbët në BeH”, thotë Troude.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNDËN PARTIZANIN/ SKËNDERBEU ka ende punë për të bërë, kërkohet ndërhyrje në...
Previous article TRAGJEDIA E RESHJEVE TË DENDURA/ 22 mijë banorë të evakuuar. Raportohet edhe për...

g.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT