Kanë vijuar kontrollet me radarë nga Policia e Shtetit në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore.
Në orët e para të mëngjesit, policia rrugore ka hequr 9 patenta për shpejtësi që varionte nga 150-170km/h. Në këto raste sipas policisë, të ndaluarit janë me fat pasi me ndihmën e radarëve ia dolën të shkonin shëndoshë e mirë në banesa por pa patentë.
Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojnë në banesë patentën pa të zotin.
Ne rrugen interurbane Tirane-Durres, ku vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes per parandalimin e aksidenteve rrugore.24 vjeçari nga Tirana me 170 km/h, kur limiti eshte 90 km/m.Drejtuesi i mjetit kesaj here, ishte me fat pasi shpetimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shendoshe ne banese por pa patente.Te tilla shpejtesi rrezikojne maksimalisht te çojne ne banese patenten pa te zotin.9 patenta te hequra per shpejtesi qe varionin nga 150-170 km/h.Duajeni jeten mbrojeni ate, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhetim i sigurt.
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, August 18, 2018


