Në aksionin e mbrëmjes së djeshme, Policia e Shtetit ka finalizuar sekuestrimin e një leje drejtimi, si dhe ka nisur proçedurat penale për katër drejtuesë automjetesh në gjendje të dehur.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Gj, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip’’ Mazda”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Jaguar”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 19.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.L, 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Seat”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Toyota”.Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjon Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.


