• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË SIRI/ Merkel: Rusia ka përgjegjësi, Putin: Europa të kontribuojë financiarisht
Home
Nderkombetare

KRIZA NË SIRI/ Merkel: Rusia ka përgjegjësi, Putin: Europa të kontribuojë financiarisht

19 August, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilluan sot bisedime dypalëshe në shtëpinë e pritjes së qeverisë gjermane në Meseberg, në veri të Berlinit.

Pjesë e axhendës së bisedimeve ishin çështje si Siria, Ukraina, marrëveshja bërthamore me Iranin dhe gazsjellësi rus “Nord Stream 2”.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara takimit, zonja Merkel theksoi nevojën për “të shmangur një katastrofë humanitare në qytetin Idlib të Sirisë, dhe në zonat përreth tij”.

“Kemi përgjegjësi, Gjermania dhe në veçanti Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, prandaj duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjen”, tha zonja Merkel.

Putin i bëri thirrje Evropës të kontribuojë financiarisht për rindërtimin e Sirisë, gjë që do të mundësonte kthimin në shtëpitë e tyre të miliona refugjatëve.

“Më lejoni t’ju kujtoj se 1 milionë refugjatë gjenden në Jordani, 1 milionë në Liban dhe 3 milionë në Turqi. Kjo situatë mund të shndërrohet në një barrë të rëndë për Evropën. Pra, është mirë të bëhet gjithçka që këta njerëz të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha zoti Putin.

Gjermania, e cila ka pranuar qindra mijëra refugjatë sirianë që iu larguan luftës, ka këmbëngulur në të kaluarën se nuk do të kontribuonte për rindërtimin e Sirisë, pa arritjen e një marrëveshjeje politike që do t’i jepte fund luftës.

Për çështjen e Ukrainës, zonja Merkel foli mbi mundësinë e krijimit të një misioni të OKB-së për të ndihmuar në vendosjen e paqes në këtë vend.

Zoti Putin theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin “për të forcuar sigurinë globale”.

Bashkëpunimi ekonomik, në veçanti në sektorin energjitik, u shfaq gjithashtu si temë qendrore në bisedime.

Rusia dhe Gjermania janë vende partnere në projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, si një projekt që do të rriste varësinë energjitike të Evropës nga Rusia, do të dëmtonte Ukrainën – një vend kryesor tranziti për gazin natyror, si dhe për rreziqet mjedisore./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROMA e nis mbarë/ Verdhekuqtë marin një fitore në frymën e fundit, vendos SUPERGOLI i...(VIDEO)
Previous article Befasi e madhe në formacionet zyrtare të ndeshjes Sassuolo – Inter (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT