E diela është “e plazhit”, ashtu siç ka qënë prej vitesh e do vijojë të jetë. Duke pasur një fluks të madh pushuesish, fatkeqësisht shtohen edhe rastet e renda.
Bilanci i ditës së sotme, lidhet me një të mbytur e një shmangie tragjedie.
Çfarë ndodhi: Një i moshuar u mbyt ditën e sotme, e ndërsa një i mitur arriti të shpëtohej nga mjekët. Ngjarjet ndodhën mesditën e sotme, ku njëri nga rastet u shënua në lumë, e ndërsa tjetri në bregdet.
Kishte hyrë për tu larë, rrezikon të mbytet i mituri në lumë
Ky ishte rasti i parë i ndodhur në Shirokë të qytetit të Shkodrës ku një i mitur 15 vjeçar rrezikoi të humbasë jetën. Sipas të dhënave, i riu u fut në lumë për tu larë, e më pas rryma e mori me vete, nga ku nuk arriti të dalë.
Më pas trupi i tij u nxorr nga zona ku u mbyt dhe menjëherë u transportua për në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës.
Mjekët bën të pamundurën për ta shpëtuar dhe arritën ta rikthejnë në jetë duke shmangur kështu një tragjedi.
Erdhi nga Amerika për pushime, ndërron jetë 68 vjeçari nga Fieri
Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua pak më vonë kur një 68 vjeçar ndërroi jetë në bregdet tek Shkëmbi i Kavajës. Sipas policisë Augur Isufi nga Fieri, ishte personi të cili i ra të fikët e nga ku më pas ndërroi dhe jetë.
68 vjeçari u transportua me urgjencë për në spital por këtë here fatkeqësisht mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Ai jetonte në Amerikë dhe kishte zgjedhur që këtë verë të kalonte disa ditë pushim në vendin tonë.
/AlpeNews.al




