• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENTET/ Turisti francez: Shkoni me traget në Durrës se është qejf, shqiptari: Më “llom” nuk ka ku vete
Home
Media të Huaja

KOMENTET/ Turisti francez: Shkoni me traget në Durrës se është qejf, shqiptari: Më “llom” nuk ka ku vete

19 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.

Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.

Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.

Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Franca është:

“Do t’ju sugjeroja që në Shqipëri të iknit në dy lloje, me anë të makinës, ose me anë të trageteve nga Italia. Është një mrekulli nëse do të zgjidhnit një nga këto mënyra transporti, kjo sepse pamjet që të ofron ai bregdet janë jo vetëm mahnitëse, por edhe aspak të kushtueshme. Nëse do të prisnit një biletë vetëm për 100 euro me traget nërpërmjet Italisë që ju çon në Durrës, do të kursenit shumë më shumë se me një biletë aeroporti (sepse kam dëgjuar që i vetmi që është në Tiranë ka tarifat më të larta). Unë isha me familjen time vitin e kaluar dhe udhëtimi me traget ishte madhështor”.

Por ndërkohë një reagim i një komentuesi nga Shqipëria ka bërë “xhiron” e mendimit negativ ndaj atdheut i cili shkruan:

“Çfarë Durrësi thua ti more? Në Durrës kanë plasur ujërat e zeza e llomi i zi, e më keq nuk ka ku vete. Është kaq keq saqë të gjithë ata që vijnë ose do sëmuren nga mushkonjat, ose nga ujërat e zeza, ose ndonjë helmim në ushqim, ose diçka tjetër më e rëndë. Nuk ua sugjeroj askujt të shkojë, unë e mbaj mend qëkur Durrësin e bukur të para viteve 2000 dhe them se është bërë njëqindfish më keq se asokohë”.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Kreu i BDI: Ftojmë të gjithë të votojnë për të ardhmen e sigurtë
Previous article E KËRKUAN TË GJITHË/ Bllokohen tratativat, lojtari vendos të qëndrojë tek MILANI

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT