Një shtetas shqiptar, i mitur është mbytur në ujërat pranë zonës së “Zallit të Bardhë” në Shirokë.
Mësohet paraprakisht se i mituri kishte hyrë në lumë për t’u larë, ndërsa rryma e ka marrë dhe nuk ka mundur të dalë vetë.
Trupi i të riut është paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës, ndërkohë që mjekët e kanë rikthyer në jetë me anë të ndërhyrjeve të shpëtimit.


