• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I KËRKOI TË PËRDORTE TUALETIN E SHTËPISË/ Emiri i Katarit gjyshe Terezës: Faleminderit për ndihmën e 21 viteve më parë
Home
Jetë

I KËRKOI TË PËRDORTE TUALETIN E SHTËPISË/ Emiri i Katarit gjyshe Terezës: Faleminderit për ndihmën e 21 viteve më parë

19 August, 2018 k.autor Jetë

Teresa Borsetti, një stërgjyshe 89 vjeçare, kurrë nuk e do kishte imagjinuar të ritakonte pas 21 vitesh, atë burrë elegant arab, që i kërkoi vite më parë të përdorte tualetin e saj të shtëpisë.

Atëherë Hamad bin Khalifa al-Thani, sheik i Katarit dhe një nga njerëzit më të pasur të planetit, themelues i Al Jazeera si dhe pronar i Qatar Airways, ndodhej në lungomaren e Brindisit, ku sapo kishte zbritur nga anija e tij, e cila kishte ankoruar për një problem teknik.

Al –Thani eci më këmbë përgjatë rrugës Regina Margharita si një turist i çfarëdoshëm. Pas shëtitjes që zgjati sheiku kishte pasur nevojë të shkojë në tualet. Por ishte vonë, pasi baret dhe restorantet ishin të gjitha të mbyllura.
Hap pas hapi ai u gjend në qendrën historike të «Sciabiche». Në pragun e një porte e ulur në buzë të saj ishte Teresa që atëherë ishte 68 vjeëe. ‘Keni nevojë për ndonjë gjë?” i kishte thënë gruaja , që ishte nënë e dhjetët fëmijëve. ’Nje tualet më duhet”, ishte përgjigjur Sheiku. ”Ju lutem hyni”, kishte thënë gruaja. Kur al-Thani e kishte falënderuar, i kishte premtuar gruas së do kthehej ta takonte sërish. Dhe nuk ishte thjesht një frazë e përdorur nga rrethanat, sepse Sheiku u kthye për ta parë Gjyshe Terezën. 21-vjet më pas , al-Thani zbriti nga një yaht i ri, shumë më i madh se ai i atëhershmi. I pagëzuar me emrin ‘Katara’, ai është prodhuar në një kantier në Brema në 2010, është i gjatë 124 metra, vlera e tij është e pallogaritshme, sepse në bord përveç arit dhe luksit, ka edhe makina dhe helikopterë. Gjatë ndalimit në Brindisi, al -Thani ka shprehur dëshirën për të vizituar atë gjyshe shumë të sjellshme që i hapi shtëpinë 21 vite më parë.

Sigurisht që lajmi i mbërritjes së sheikut në provincën salentiane nuk mund të mos binte në sy. Sheiku së bashku me eskortën e sigurisë ka mbërritur në “Sciabiche” dhe më në fund ka gjetur Terezën.
Ajo s’ka ndryshuar aspak pavarësisht 21 viteve, është po aq allegro dhe ka të njëjtin vështrim si atëherë.

Kur Sheiku ka shkuar të takojë të moshuarën 89 vjeçare, së bashku me të ishin dhjetë fëmijët dhe rreth 30 nipër e mbesa. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë, tregon në një rrëfim të detajuar gazeta Nuovo e Publias. Tereza ka ofruar kafe dhe ëmbëlsirën tradicionale publieze të mbuluar me mjaltë. Dihet shumë pak për atë çfarë është thënë në atë takim, pasi rregullat e security kanë qenë taksative, asnjë video apo foto. Al-Thani, miliarderi që është pronar i dyqaneve Harrods, I skuadrës së futbollit Paris Saint Germain dhe i hotelit Gallia në Milano, dhe ka njw pasuri marramendwse, I ka thënë njërit prej djemve të gruas që është impresionuar së tepërmi nga bujaria e gruas atëherë. ”Ajo i hapi shtëpinë një të panjohuri që kishte nevojë, një gjest kortezie që nuk e kam harruar kurrë”, kishte thënë ai shumë i prekur.

Sheiku al-Thani thuhet se i ka bërë Terezës një dhuratë, që mbetet top secret dhe ka qenë e pamundur të dihet se për çfarë behej fjalë, por mbi të gjitha ai i ka bërë një ftesë: ’Hajde më tako së bashku me të gjithë familjen tënde” dhe ka paguar biletat për të gjithë pjesëtarët e familjes së gjyshe Terezës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË UNIKAL/ Ibra nuk ndal së habituri, REFUZON të luajë për LA Galaxy
Previous article Misioni Scudetto/ Spalletti i beson dyshes argjentinase, Perisiç në pikëpyetje…

k.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT