Të paktën 14 përkrahës të Backstreet Boys janë plagosur pasi një strukturë metalike në një ambient të vendit ku po organizohej koncerti u shemb nga një stuhi në shtetin amerikan të Oklahomës.
Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital. Dy prej tyre kanë dalë më pas.
Grupi amerikan anuloi shfaqjen, duke thënë: “Ne nuk duam kurrësesi që mbështetësit tanë të pësojnë dëmtime”.
Vendi që pret koncertin, WinStar World Casino dhe Resort, tha në një deklaratë se i kishte kërkuar klientëve të saj të kërkonin strehim nga stuhia në rreth 1700 kohë lokale (2200 GMT) të shtunën pasi rrufeja ishte vërejtur brenda katër miljeve nga vendi. Megjithatë, rreth 150 klientë që qëndruan në rradhë për koncertin e Backstreet Boys nuk iu kushtuan vëmendje paralajmërimeve të stafit.
Kur goditi stuhia, hyrja u rrëzua në krye të tyre. Viktimat u transportuan në spitalet e afërta.
/AlpeNews.al


