• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANI PËR “DREJTËSINË”/ “Aktivizohet” struktura për LUFTËN anti-korrupsion. Prokuroria me HETIME të reja ndaj…
Home
Aktualitet
Drejtësi

PLANI PËR “DREJTËSINË”/ “Aktivizohet” struktura për LUFTËN anti-korrupsion. Prokuroria me HETIME të reja ndaj…

19 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Plani parashikon të gjitha hapat dhe veprimet e organit të akuzës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, deri në vitin 2020, duke shënjestruar pasuritë e dyshimta, në zbatim të ligjit anti-mafia.

“Pasuria e paligjshme e përfituar nga veprat penale, kryesisht ato të krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave, synon të futet në qarkullimin e ligjshëm ekonomik. Hetimi pasuror është një mjet i dobishëm në duart tona, për të ndaluar këtë fenomen por nga ana tjetër edhe për të ndihmuar hetimin penal, duke zbuluar motive, lëvizje, dëshmitarë etj. Do të synojmë rezultate më të larta nëpërmjet hetimi pasuror, nëpërmjet zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, të përmirësuar nga ndryshimet e vitit 2017 në drejtim të hetimit dhe masave të mëposhtme: Zhvillimi i hetimeve financiare paralelisht me çdo hetim për vepra penale të rënda, falsifikimin, për vepra penale që lidhen me detyrën”, parashikon plani i prokurorisë. Plani parashikon gjithashtu rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive në fushën e zbatimit të ligjit anti-mafia. “Rritja e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive që hetojnë veprat penale objekt i fushës së zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar, dhe ndërmjet tyre dhe institucioneve ligjzbatuese; Realizimi i analizave të posaçme mes strukturave ligjzbatuese dhe prokurorive; Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj; Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë; Rritja e mëtejshme e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme; Rritja e hetimeve proaktive”, thuhet në dokument.

Plani i prokurorisë, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike.

Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion. Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv, thuhet në dokument.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VESI VDES ME SHPIRTIN/ BUFFON tregon se është ende më i MIRI NË BOTË (VIDEO)
Previous article LEGJEONARËT/ Skaner nga porta tek sulmi, ja gjendja e kuqezinjve para Nacionale League

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT