Ylli shqiptar me famë botërore Rita Ora një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të gjatë një udhëtimi në Kenia.
Rita po shijonte aventurën e saj me një stil afrikan, transmeton Gazeta Express.
Princesha e popit më vonë la të habitur të gjithë fansat e saj kur publikoi disa imazhe të tjera ku shihej me rroba banje, të cilën ajo e quajti si ‘kostumi i ditëlindjes.
Duke vënë në pah linjat e saj tejet seksi, Rita sigurisht ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Rita gjatë udhëtimit të saj ka vizituar një fshat Masai ku takoi edhe disa fëmijë shumë të ëmbël afrikanë.
Ajo kishte postuar një video se si këta fëmijë i urojnë mirëseardhje duke i kënduar një këngë për ditëlindje.
“Unë shkova në një fshat të bukur Masai dhe ata ishin aq mikpritës dhe energjia dhe shpirti im kurrë nuk do të jenë të njëjta përsëri. Faleminderit”, kishte shkruar Rita duke thënë se kjo është ditëlindja më e mirë që ka pasur.





