Mes 19 viktimave që u përcollën për në banesën e fundit ishte dhe një prej viktimave shqiptare, Marjus Djerri, 22 vjeç.
Familja e të riut jeton prej vitesh në shtetin fqinj dhe zgjodhën që varrimi i tij të kryhej në Itali. Ndërsa viktimës tjetër, Admir Bokrina, 30 vjeç, do t’i kryhen nderimet e fundit në Shkodër.
Dy të rinjtë ishin duke shkuar për në punë dhe po udhëtonin në të njëjtin automjet në momentin e shembjes së urës.
Gjatë ceremonisë shtetërore, përveç lutjes së klerikëve të krishterë, nuk mungoi edhe ajo e klerikëve të besimit mysliman për të respektuar besimin fetar të 22- vjeçarit Djerri.
Momente prekese ne homazhet e Xhenovas ishin edhe kur lojtaret e ekipit Cornigliano Galaticos i dhane lamtumiren e fundit shokut te tyre te skuadres, shqiptarit Djerri qe luante si sulmues me kete ekip ne futbollin italian. Per me teper shikojeni ne videon me poshte:
Momente prekese ne homazhet e Xhenovas. Lojtaret e ekipit Cornigliano Galaticos i japin lamtumiren e fundit shokut te tyre te skuadres, shqiptarit MARJUS DJERRI qe luante si sulmues me kete ekip ne futbollin italian. Arkivoli i Marjus Djerrit i vendosur afer shqiptarit tjeter ADMIR BOKRINA, edhe ai viktime nga tragjedia ne uren "Morandi". Te dy arkivolet te mbuluar me flamurin shqiptar.
Posted by VIZION PLUS on Saturday, August 18, 2018


