• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E EMRIT/ Mqedonia përgatitet për referendumin historit të 30 shtatorit
Home
Rajon

ÇËSHTJA E EMRIT/ Mqedonia përgatitet për referendumin historit të 30 shtatorit

19 August, 2018 k.autor Rajon

Autoritetet në Maqedoni po bëjnë përgatitje për referendumin e 30 shtatorit, që mund të vlerësohet si historik, për shkak të pritjeve për ndryshimin e emrit të vendit. Por, vëzhguesit lokalë vërejnë se regjistri i votuesve nuk është pastruar ndërsa paralajmërojnë për manipulime të mundshme.

Para referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, të caktuar për më 30 shtator, tek një pjesë e shoqërisë civile dhe analistëve janë shtuar dilemat nëse regjistri zgjedhor po vazhdon të jetë i manipuluar si në periudhën e pushtetit të kaluar.

Maqedonia me një popullatë të vlerësuar prej pak mbi dy milionë banorësh, sepse nuk është bërë një census që prej viti 2002, ka një milionë e 800 mijë votues të regjistruar.

Organizata “Civil” e njohur për vëzhgimin e zgjedhjeve në Maqedoni vëren se të ashtuquajturit votues “fantazma” po kthehen në regjistrin e votuesve dhe se ajo ka pranuar pesëdhjetë raporte për këtë problem.

Këta votues figurojnë sërish në adresat e banorëve të cilët kanë kontaktuar organizatën. “Civil” thekson mungesën e reagimit të organeve kompetente si Ministria e Rendit dhe Komisioni i Zgjedhjeve të cilat nuk e pranojnë përgjegjësinë.

Ende ka njerëz të vdekur të cilët figurojnë në regjistrin zgjedhor, sipas organizatës.

Por, Komisioni i ri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk i pranon raportet. Shifra prej një milionë e 800 mijë votuesve është reale, sipas komisionit.

“Ju siguroj se nuk ka “fantazma” në regjistrin e votuesve, një term ky që përdorej në vitet e kaluara me siguri për qëllime të caktuara,” thotë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, duke shtuar se “në një rrugë mund të banojnë njerëz me emra dhe mbiemra të njejtë, por që nuk janë persona të njëjtë dhe që kanë numra të ndryshëm personal”.

Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka dhënë hollësi mbi shpenzimet e planifikuara për fushatën për referendumin që tashmë në realitet ka filluar dhe prej nga do t’i sigurojë ato mjete financiare.

Autoritetet qeveritare, nga ana tjetër, presin nga diaspora që të marrë pjesë në referendum, por numri i atyre të cilët janë regjistruar deri tash në diasporë mezi kalon shifrën 1000.

Shkalla e nevojshme e daljes së votuesve në referendum është 50 përqind plus një votues. Opozita maqedonase ende nuk ka vendosur nëse do të bëjë thirrje për bojkot ose jo.

Nëse referendumi vendos për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë ky shtet do të bëhet anëtari i tridhjetë i NATO-s dhe do të nisë bisedimet në qershorin e 2019-ës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNOI GOLIN E 6000/ Valverde BEFASON me deklaratën e tij për Leo MESSIN
Previous article Sidrit GURI konsolidon rolin në Belgjikë, ish-sulmuesi i KUKËSIT i padiskutueshëm te Ostende

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT