Skemat e mashtrimeve vijojnë të mbeten problematike sa herë që Policia e Shtetit zbulon dhe identifikon persona me rrezikshmëri të lartë në vjedhje të organizuara. Rast konkret është edhe kjo shtetase shqiptare, me banim në kryeqytet e cila i ka falsifikuar një çertifikatë trualli një personi, ku ky i fundit e ka denoncuar në Polici.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen A.K, 62 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh shtetases F.D, 64 vjeçe, banuese në Tiranë, për blerjen e një trualli. Neni 143/2 i Kodit Penal.


