• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË NË STUDION E “TATUAZHEVE”/ Si shpërndaheshin dozat tek “Ali Demi” dhe “Materniteti i Ri” në Tiranë (FOTO+VIDEO)
Home
Breaking News

DROGË NË STUDION E “TATUAZHEVE”/ Si shpërndaheshin dozat tek “Ali Demi” dhe “Materniteti i Ri” në Tiranë (FOTO+VIDEO)

19 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

24 vjeçari Armando Behari është i arrestuari i Policisë së Tiranës, në një operacion për kapjen e personave të dyshuar si shpërndarës të narkotikëve në zonën e “Ali Demit” dhe atë të “Maternitetit të Ri”.

Behari njihej si tatuzhist, me një studio të vogël në një prej pallateve të zonës ku banonte, dhe ku u arrestua, atë të “Ali Demit”.

Redaksia e ALPENews.al ishte raportuese e këtij lajmi, si dhe zbuloi për herë të parë identitetin e plotë të një prej të arrestuarëve.

S K E M A

Policia ka dhënë detaje duke parashtruar se Behari, sëbashku me një shtetas tjetër, 21 vjeç, Xhevit Bogdanin shpërndanin narkotikë tek lokalet rreth e rrotull zonave ku dyshoheshin se qëndronin.

Jo vetëm kaq, burimet thonë se të dy këto persona në studion e tatuazhit mbanin doza të vogla kanabisi me të cilat i konsumonin me persona të tjerë (të marrë nga Policia si të dyshuar për ngjarjen).

Përveç dozave të kanabisit që mbaheshin në studio, personave të arrestuar iu gjetën edhe disa doreza metalike, 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm, si dhe dy celularë.

H E T I M E T

Prej kohësh Behari kishte studion e tij ku figuronte si tatuazhist, dhe punonjës i rregullt i saj. Por hetimet e vazhdueshme të bluve të kryeqytetit zbuluan se pikërisht ajo studio shërbente si bazë e shpërndarjes së narkotikëve.

V I D E O

TiranëOperacion policor antidrogë i koduar “Tattoo”, nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë.Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në bashkëpunim.Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, municion luftarak dhe aparate celularë.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tattoo”, arrestuan në flagrancë shtetasit :- A.B, 24 vjeç, banues në Tiranë.- Xh.B, 21 vjeç, banues në Përrenjas.Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :- O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit A. B,, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xh. B, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa- 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm- 2 aparate celularë- 1 dorezë metalikeMaterialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/2 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O. Gj.

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, August 18, 2018

/ALPENews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE MË ZURE RRUGËN"/ Grusht dhe shqelma në Durrës vetëm për... (VIDEO)
Previous article 16 FËMIJË NË TË NJËJTËN KOHË/ Spitali i Arizonës me 16 infermiere shtatzëna. Duhet të jetë faji i ujit...

g.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT