Një 26-vjeçare i ka prerë të dashurit të saj organin gjenital më gërshërë krasitje teksa ai po flinte gjumë.
Brenda Barattini nga Argjentina sulmoi 40-vjeçarin mëngjesin e së dielës në në qytetin e Cordobws ndërsa ishte në gjumë. Ai u dërgua në spital për shkak të humbjes së madhe të gjakut por tani është në gjendje të qëndrueshme.
Policia arrestoi 26-vjeçaren, e cila pranoi krimin e kryer, raporton Daily Mail.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, por policia beson se Barattini hyri në shtëpinë e të dashurit në orët e para të mëngjesit. Është gjithashtu e paqartë se çfarë motivoi vajzën për të kryer një sulm të tillë.





