Pas vdekjes së ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan shumë politikanë shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet.
Së fundmi ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Me anë të një postimi në facebook, Berisha shpreh mirënjohjen për kontributin që Annan ka dhënë për Kosovën dhe paqen në botë. Gjithashtu ish-kryeministri i shpreh ngushëllimet familjes së Annan dhe autoriteteve të OKB-së.
Reagimi i plotë i Berishës:
Nje nderim per nobelistin Kofi Annan!
Të dashur miq, mediat njoftojnë se u nda nga jeta nobelisti, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, miku i çmuar i kombit tonë, që në momente kritike të ekzistencës së shqiptarëve të Kosovës qëndroi fuqishëm në mbështetje të tyre.
Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij për Kosovën dhe paqen në botë, le t’i shprehim ne ngushëllimet më të ndjera familjes dhe autoriteteve të OKB dhe vendit të tij Ganës për humbjen e rëndë dhe të lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar! sb


