Një shtetase 31 vjeç është vetëhelmuar me medikamente, ndërsa Policia e Shtetit bën publik njoftimin duke lajmëruar se ka shpëtuar pas ndërhyrjes së forcave jetëshpëtuese.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.08.2018, në Laprakë, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja B.R., vjeçe 31, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


