Krahas investimeve për ndërtimin e shesheve rekreative në kryeqytet, bashkia e Tiranës është e angazhuar në vijimësi edhe për mirëmbajtjen e tyre.
Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë, zëvendësuan modulin e dëmtuar dhe riparuam modulet e lodrave në sheshin rekreativ në Laprakë.
Me apelin për ndërgjegjësimin e komunitetit, Bashkia e Tiranës shprehet se “kjo është një nga njësitë ku kemi shumë nevojë për ndërgjegjësim e ndihmë nga komuniteti për mbrojtjen e mirëpërdorimin e hapësirave publike, sepse fëmijët nuk duhet të mbeten pa lodra askund”.
Vetëm pak muaj më parë, “The Guardian” i kushtoi një hapësirë të gjerë bashkisë së Tiranës, ndërsa e e cilësonte kryeqytetin shqiptar një qytet miqësor për fëmijët.
Në total janë rreth 31 kënde lojërash në gjithë qytetin të ndërtuara nga bashkia e Tiranës.


