• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLLOKIMI I 27 TON MISH/ Peleshi: Në pak kohë siguria ushqimore do jetë 100 përqind, shkelësit do të…
Home
Shqipëri

BLLOKIMI I 27 TON MISH/ Peleshi: Në pak kohë siguria ushqimore do jetë 100 përqind, shkelësit do të…

18 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi nisur nga aksionet AKU bën në të gjithë vendin ka siguruar qytetarët se për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%. 

Në një prononcim për gazetën TemA, pas bllokimit të 27 ton mish që vinte nga Brazili, Peleshi thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intesifikuar kontrollet në këtë sezon turistik për të rritur sigurinë ushqimore. 

“Në 2 muaj Aku sekuestroi dhe asgjesoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjesuar nga ana e vetë subjektve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës.  

Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjesimin e mallit” bën me dije Peleshi. 

Më tej ministri i Bujqësisë nuk lë pa përshëndetur punën e AKU këto muajt e fundit si dhe ka falenderuar policinë dhe prokurorinë për bashkëpunimin. 

“Jemi në një sezon turistik që ka patur shumë konsum për shkak të turistëve në gjithë vendin. 

 Kjo e ka vënë AKU në një punë të shtuar për shkak se nevoja ka qenë e madhe për të kontrolluar operatorët ushqimore në të gjithë Shqipërinë për të garantuar sigurinë ushqimore. 

 Së pari larg modestisë dua ti jap të gjitha kreditet AKU së sotme pasi deri dje kjo agjenci ka qenë qokë politike në koalicionin e partive. Rezultatet nuk ia vlen të krahasohen me të kaluarën.  

Kjo tregon se kemi punë për të bërë që të flasim për siguri të standardeve europiane.  

Në 2 muaj Aku sekuestroi dhe asgjesoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjesuar nga ana e vetë subjektve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjesimin e mallit.  

Përgjegjshmëria është rritur dhe kjo është një rrugë që do të risë sigurinë ushqimore. Ne po ecim me shpejtësi drejt garantimit te njesive tregetare për siguri ushqimore. Për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%.  

Vetëm në dy muaj e gjysëm numri i gjobave ka shkuar mbi 1 mln dollarë dhe numri i inspektorëve, veterinerëve e të tjerë që janë çuar në prokurori  në shkallë vendi ka shkuar në 60.  

Për këtë falënderoj policinë së pari që ka qenë bashkëpunuese dhe krahu ynë i djathtë.  

Është një kulturë e re që çdo shkeljeje ti bashkëngjitim shkelësin. 

Dua të falenderoj edhe prokurorinë për bashkëpunimin e ndjekjes penale të shkelësve pasi janë treguar seriozë po ashtu edhe vendimet e gjykatave, kryesisht kanë qenë të drejta”.  

Por kemi raste gjyqtarësh që nuk janë trajtuar si duhet prandaj kemi bërë ankesë në organet e larta të drejtësisë për të marrë masa për këta gjyqtarë.  

Besoj se nuk ka një rrugë tjetër se si duhet të funksionojë një institucion, ky është shteti ligjor që po flasim. Nuk themi se ja kemi dalë por jemi në rrugën e duhur për t’ia dalë.”- tha Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI I STUHIVE DHE RESHJEVE TË DENDURA/ Meterologët: Mos bëni plane plazhi se do...
Previous article "MARTOHU ME MUA"/ Ja një nga propozimet më të bukura të bëra ndonjëherë

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT