Një shtetase shqiptare, me banim në qytetin e Korçës e ka denoncuar në Polici dyqanin ku kishte blerë para disa ditësh një mjet lëvizës, tip biçikletë. Kjo pasi ka konstatuar me imtësi problemet e biçikletës e cila doli të jetë e amortizuar.
Policia e qytetit ndërkohë mori masat paraprake të parashikuara në ligjet me nenet përkatëse.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.08.2018, u referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për një subjekt, pasi me anë të mashtrimit, i ka shitur një biçikletë jashtë parametrave të reklamuar shtetases E.M., vjeçe 44, banuese në Korçë. Neni 143 i Kodit Penal.


