• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kur Veton Surroi ishte lojtar i futbollit amerikan në Meksikë
Home
Rajon

Kur Veton Surroi ishte lojtar i futbollit amerikan në Meksikë

27 November, 2017 Redaktor2 Rajon

Revista e Beogradit “Tempo” e popullarizuar në krejt hapësirën e ish-Jugosllavisë, në vitin 1980 kishte vizituar Familjen Surroi në Meksikë, ku Rexhai Surroi, babai i Vetonit, ka përfaqësuar Jugosllavinë në cilësinë e ambasadorit.
Por, vetë ambasadori nuk ka qenë fokusi i “Tempos”. Gazetës i kishte rënë në sy, i biri i diplomatit, më saktësisht sporti me të cilën merrej ai.

“Djaloshi, i lindur në Prishtinë, jeton me familjen e babait të tij ambasador tash e 4 vjet në Meksikën me diell”, thuhet në shkrim.

Aty Surroi përshkruhet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit amerikan.

“Duke pasur parasysh afrinë me SHBA-në, kjo lojë në Meksikë ka mjaft adhurues. Vetoni robust ka folur gjatë për këtë pasion sportiv, nuk është lehtë që një vend të huaj t’i arrish majat e sportit”.

Më pas “Tempo” përcjell fjalët e të atit Rexhai Surroit, i cili krenohet që i biri, Vetoni, ka vazhduar hapave të tij, pasi edhe vetë kishte qenë sportist, portier i Prishtinës.

Kjo gazetë shkruan se tek ambasadori Surroi mblidhen jugosllovenët që u bie puna të shkojnë në Meksikë.

“Ambasadori gjen kohë për t’i pritur të gjithë duke shkëmbyer me ta muhabet për Meksikën dhe vendlindjen e tij”.

“Bashkëshortja Nahireja vërehet shpejt, ajo nuk është përcjellëse pasive e bashkëshortit të saj. Është mjaft aktive dhe e njohur mirë me gjithçka. Thënë shkurt: një ambasadore e vërtetë! Ndërsa vajza Sljaka (siç e shkruan gazeta emrin e Flakës), një adhuruese e flaktë e Partizanit (ekip beogradas i futbollit), po ashtu është sportiste e pakonkurrencë në shkollën e saj, po më shumë i intereson volejbolli dhe basketbolli”, shkruan Tempo.

Por, vëmendjen e vizitorëve nga vendi, e merr Vetoni, i njohur edhe për atë që brenda në fakultet dy vjet të studimeve i ka kryer për një vit, ndërsa tani është në fund të studimeve për gjuhë angleze dhe letërsi.

“Nostalgjia më së shumti e mundon secilin njeri tonin në dhe të huaj. Por, shumë do të donin të shihnin edhe pjesë tjera të botës. Unë them se kam humbur diçka që është e pakompensueshme: fëmijërinë me moshatarët e mi në vendin tim, më të dashurin”.

“Më është dashur të adaptohem me jetën në Bolivi dhe Meksikë, ndërsa në sport e kam kërkuar argëtimin. Kam ushtruar shumë edhe e kam siguruar vendin standard në klubin gjysëmprofesional të futbollit amerikan Felinos”, shprehej Surroi.

Më poshtë mund t’i lexoni disa pjesë të intervistës

Shumica mendojnë se ky është një sport i vrazhdë, jo interesant?

-Kjo është një lojë shumë interesante, ku vjen në shprehje inteligjenca dhe fuqia e lojtarit. Në shikim të parë, kjo është një lojë e vrazhdë. Por në të vërtetë ky është një argëtim për më të guximshmit me mjaft agresivitet kalorësiak. Mendoj se njerëzve tanë, me natyrë luftarake do t’u përgjigjej shumë futbolli amerikan.

Cili është kualiteti i ligës ku garoni?

– Janë dy liga të futbollit amerikan. Një e studentëve (më e dobët), dhe kjo e jona –më e fortë. Tash jemi në mes të tabelës.

Si e shihni futbollin evropian, sokerin, siç e quajnë këtu, është më popullor se futbolli amerikan, edhe pse afërsia me Amerikën është e rëndësishme dhe për sportin në Meksikë.

– Gjithçka shkon me tradita. Sokerin e kanë sjellë evropianët në Meksikë, e pasi Meksika është afër me Amerikën Qendrore dhe jugore, është e qartë pse futbolli amerikan pak ka mbetur anash. Përveç kësaj edhe pajisjet janë më të shtrenjta.

Thuhet se lojtarët e futbollit amerikan shquhen për dy veti: shpejtësinë dhe fuqinë?

– E saktë. Duhet të peshosh 90 kilogramë, unë këtë nuk e kam arritur ende. Shpejtësinë e kam – rreth 6,6 sekonda për 36.58 metra (40 yarda).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Shokon politikani suedez: Myslimanët nuk janë 100 për qind njerëz!
Previous article Vasili: Kjo qeveri është kliente e oligarkisë, sillet ashpër me shtresën e varfër

Redaktor2

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT