Gjatë kontrollit të mbrëmshëm, në kuadër të të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” Policia e Tiranës ka arrestuar ka ndaluar një automjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Në makinë udhëtonte nje kryefamiljar bashkë me gruan dhe dy fëmijët e vegjël, por kjo nuk e pengonte këtë shtetas të udhëtonte me 120 km/h.
Raste të tjera me shkelje u konstatuan edhe në “Rrugën e Kavajës”, Tiranë, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve arrinte nga 93 km/h deri në 99 km/h ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë se 30 km/h!
Gjatë operacionit U arrestuan 5 persona, nga të cilët 4 të dehur dhe 1, i papajisur me leje drejtimi. U pezulluan 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtesi tej normave te lejuara; krahas tyre, u ndaluan 12 mjete për detyrime të pashlyera.
Video e kontrolleve, e publikuar nga Policia e Tiranës:
TiranëKontrollet ne funksion te Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojne ne kryeqytet me sherbime mbi kohen normale te punes.Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me mjete speciale si Radar dhe Drager, ku kontrollet jane perqendruar ne rruget dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” per shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura.Nga verifikimet ne terren jane evidentuar nje numer i larte shkeljesh, ku nga rrezikshmeria vlen te permenden disa raste konstatimesh, si ai i rruges “Ferit Xhajko” ku shpejtesia e levizjes se automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, nderkohe qe ne automjet udhetonin e gjithe familja, perfshi edhe dy femije i mitur.Ne rrugen e “Kavajes” shpejtesia e levizjes se automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, nderkohe qe shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h.Gjithashtu deri ne keto momente jane arrestuar ne kushtet e flagrances 5 persona, nga te cilet 4 ne gjendje te dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi.Jane pezulluar 32 leje drejtimi nga te cilat, 20 per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 per shpejtesi tej normave te lejuara si dhe jane ndaluar administrativisht 12 mjete per detyrime administrative te pashlyera.Fundjave per te festuar por jo per te rrezikuar🚑Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, ndiqni keshillat e 👮♀
Posted by Policia e Shtetit on Friday, August 17, 2018


