• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E KEMI KEQ PUNËN/ “Prapaskenat” e DËSHMISË së deputetit socialist: Si e mori në telefon krahun e djathtë të Shullazit
Home
Aktualitet
Drejtësi

E KEMI KEQ PUNËN/ “Prapaskenat” e DËSHMISË së deputetit socialist: Si e mori në telefon krahun e djathtë të Shullazit

18 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016-s, Prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij.

Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se menjëherë sapo një oficer i Policisë Gjyqësore shkoi në zyrat e Hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit. Ligjvënësi e informon atë, se Prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt.

“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit. Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan të jepte shpjegime në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danin dhe i kërkon të takohen.

DËSHMIA

Nga ai moment, deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vonë, Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë, duke dhënë dëshminë e tij.

Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish-hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte. Prej atëherë ka kaluar jo pak kohë.

Çyrbja vazhdon i qetë jetën parlamentare. Ndërkohë, Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv, presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e Prokurorisë.

Në këto muaj, kur vetingu në gjyqësor ka dhënë frytet e para e pritet që ky proces të nisë edhe në Polici, pyetja e madhe që shtrohet është: A ka ardhur koha për veting në politikë?

Çyrbja dëshmoi vjet në gjyqin e Shullazit

Jurgis Çyrbja, ish-kreu i Hipotekës së Durrësit, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, ka dëshmuar në korrik të vitit të kaluar në gjyqin që vazhdon të zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë. Ai deklaroi para Gjykatës se kishte vetëm pak kohë që kishte marrë detyrën e kryeregjistruesit të Durrësit, kur ka zhvilluar një takim me shtetasin Ylvi Beqja.

Sipas tij, takimi është zhvilluar në godinën e Hipotekës dhe se diskutimi është bërë për regjistrimin në Hipotekë të ish-hotel “Vollgës”, që pretendohet se ishte në pronësi të Beqajt. Deputeti i PS pranoi para Gjykatës se ishte takuar për këtë çështje me Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin, të cilët kanë shfaqur interes për regjistrimin e kësaj pasurie. Ky takim me Shullazin, sipas tij, ishte bërë pranë shtëpisë së tij në Shijak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN DOKUMENTET E CIA/ Midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut ka armiqësi
Previous article OKB APEL QEVERISË BRAZILIANE/ Lejoni ish presidentin e burgosur të garojë në zgjedhje

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT