• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NË GREQI/ 39 vjeçari shqiptar sapo ishte kthyer nga PUSHIMET. Pistat e HETIMIT janë se…
Home
Breaking News

U VRA NË GREQI/ 39 vjeçari shqiptar sapo ishte kthyer nga PUSHIMET. Pistat e HETIMIT janë se…

17 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Larje hesapesh e konsideron policia greke vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar, që u ekzekutua me plumb pas koke në orët e para të mëngjesit më 15 gusht në Athinë. Sipas hetimeve nga autoritetet greke, shqiptari nuk kishte precedent penal, nuk rezultonte në asnjë dosje të policisë dhe madje nuk kishte bërë ndonjëherë ankesë në polici për çështje të ndryshme.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se celulari dhe portofoli i viktimës nuk ishin marrë nga autori i vrasjes. Në këtë mënyrë është përjashtuar pista e grabitjes. Policia është fokusuar në pistën e një vrasje me pagesë. Dyshohet se 36-vjeçari ishte zënë në pritë, pasi ishte qëlluar me një plumb pas koke. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, kishte pak ditë që ishte kthyer nga pushimet në Naksos, ku kishte qenë me familjen, bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijën e mitur. “Kathimerini” shkruan se ai ishte tifoz me skuadrën e AEK.

Shqiptari 36-vjeçar u vra kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij, ku në banesë e prisnin gruaja dhe fëmija. Dyshohet se shkak i vrasjes mund të jetë ndonjë konflikt personal i viktimës me autorin apo përfshirja e mundshme e tij në veprimtari kriminale, të tilla si trafik droge. Por nga hetimet e deritanishme nuk ka shenja për një aktivitet të tillë. Policia e Athinës është duke vazhduar hetimet për të identifikuar ekzekutorin dhe për të zbardhur shkaqet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDREU REPLIKON ME DHËNDRIN E BERISHËS/ Te fala tyt eti se është burrë, po ty duket se ti ka helmuar trutë doktori
Previous article "VAJZAT E TOP CHANNEL"/ Shihni femrat që u larguan nga ekrani por nuk u harruan (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq Aktualitet

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë Aktualitet

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT