• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LEVIZJET/ (Pa)mundësia e Polit të Tretë në politikën shqiptare. Ç’farë po luhet në prapaskenë
Home
Shqipëri

LEVIZJET/ (Pa)mundësia e Polit të Tretë në politikën shqiptare. Ç’farë po luhet në prapaskenë

27 November, 2017 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

 

Ka një përpjekje ditët e fundit, për një riorganizim të ri të skenës politike shqiptare, ndoshta me qëllim final krijimin e një poli politik në Shqipëri. Më shumë sesa një tentativë reale, duket një dëshirë liderësh të disa partive të vogla për tu riaktivizuar, me qëllim rivlerësimin e tyre në skenën e madhe.

Ka prej tyre parti-liderë që janë vetë deputetë, ose prej atyre që kanë qenë deri më 25 qershor dhe nuk janë më në këtë sesion të ri parlamentar. Një e nga një, kuptohet që pesha e tyre është aq e vogël, sa askush nuk mund ti imponohet dot në këto kushte, të mëdhenjve të politikës. Mazhorancës jo e jo, por duket as edhe opozitës. Me dy parti si PD dhe LSI, duket se ajo është e konsoliduar në polin e dytë, duke ardhur e duke i forcuar raportet mes tyre.

Lëvizja e parë në këtë drejtim u konsiderua një takim në një restorant, sigurisht i parapërgatitur edhe për tu fotografuar nga “paparacët”, i Ben Blushit me Gon Dukën dhe Dash Shehin. Më pas mediat raportuan edhe me foto gjithashtu, një takim më shumë rastësor në dukje, mes Agron Dukës me dorë të fashuar dhe Nard Ndokës. Ndërsa sot është bërë publike një foto e takimit mes Koço Kokëdhimës dhe Ardian Galdinit.

Nëse të gjitha këto, kanë të njëjtin qëllim, mbetet për tu parë. Por deri tani duket se 6 kryetarë partish (Libra, PAA, PDK, LZHK, Zgjidhja dhe Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë) janë vënë në lëvizje. Dy prej tyre, Dash Shehi dhe Ndard Ndoka janë depuetë, pjesë e listës së Partisë Demokratike, e të zgjedhur më 25 qershor më së shumti me votat e demokratëve. Ndaj, duket e vështirë që të kenë ndonjë qëllim real përpos lojës për lojë apo për të rritur pazarin e që të duken më të rëndësishëm se sa janë në realitet. Gjithë të tjerët janë jashtë Parlamentit këtë radhë, përjashtuar Arjan Galdinin, që është i vetmi mes tyre që nuk ka qenë asnjëherë deputet.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri bëhen tentativa për krijimin e polit të tretë politik. Skena politike shqiptare ka patur momente kur ka qenë tripolare, për shkak të LSI sëfundi, por edhe forcave të tjera në këto 27 vjet. Por asnjëherë ky pol nuk u bë dot dhe kjo skenë nuk u kristalizua për të qenë e tillë që të bazohet mbi tri kollona. Duke parë edhe profilet e liderëve politikë që duket se po e tentojnë këtë lëvizje të re, pak shanse dhe gjasa ka, që kjo të ndodhë.

Lëvizje të tilla kanë sukses vetëm në ato vende ku ekzistojnë jo vetëm kushtet në terren, të cilat edhe mund të jenë në Shqipëri, por mbi të gjitha kur ka interesa madhore në lojë, jashtë ambicjes së vogël të gjithkujt që po mundohet të luaj tani, thjeshtë dhe vetëm për mandatin e vet të ardhshëm, apo për të marë ndonjë post e për të tërhequr vëmendjen, e për të mbaruar ndonjë pazar. Megjithatë, pa dashur ta pargjykojmë, le të shohim nëse do ia arrijnë që të ngrenë në këmbë një ndërmarrje të re. Historia deri tani, nuk është se i favorizon. Edhe erën politike të momentit, duket se e kanë kundër. Megjithatë, “never say never!”

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria e re/ Liderët e partisë së Merkel pranojnë bisedimet me Social-Demokratët
Previous article FOTO/ ISIS paralajmëron Romën për Krishtlindje: Do u tregojmë kuptimin e terrorizmit!

Redaktor1

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT