• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E RËNDË EKONOMIKE/ Kriza turke kërcënon edhe sistemin financiar në Europë
Home
Europë

SITUATA E RËNDË EKONOMIKE/ Kriza turke kërcënon edhe sistemin financiar në Europë

17 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Çfarë po ndodh me Turqinë? Më saktë, çfarë shkoi keq me vendin që mburrej me hovin e ekonomisë së tij, që sot gjendet në syrin e “stuhisë perfekte”?

Turqia listohej vitet e fundit si njëra prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në botë, por shifrat e saj mbresëlënëse u ushqyen nga borxhi në valutë të huaj. Huamarrja e vendit rezultoi në deficit në llogaritë e saj fiskale dhe ato tregtare, e sipas ekspertëve, Ankaraja nuk ka mjaftueshëm rezerva për ta shpëtuar ekonominë atëherë kur gjërat shkojnë keq.

Situatën duket se e ka rënduar edhe më shumë preferenca e Recep Tayyip Erdoganit për t’i mbajtur të ulëta normat e interesit, megjithëse inflacioni është tri herë më i lartë sesa objektivi i Bankës Qendrore.

Rënia e lirë e monedhës turke ka ngjallur frikë edhe përtej kufijve. Nuk janë të paktë ata që i druhen cënimit të sistemeve bankare europiane nga kjo situatë.

Erdogani i hedh poshtë pretendimet se ekonomia turke po përballet me telashe serioze, por flet për komplote të thurura kundër vendit të tij, duke përmendur një operacion të mirorganizuar kundër Turqisë.

Por, strategët e “J.P. Morgan Asset Management” janë të bindur se anëtari i NATO-s do të përballet me përkeqësim të kushteve financiare, me një luhatje të bindjeve të investitorëve, me një menaxhim të pamjaftueshëm të ekonomisë, e të gjitha këtyre i shtohen edhe tarifat amerikane.

Uashingtoni kërcënoi t’i shtrëngojë masat ekonomike mbi Ankaranë, nëse nuk lirohet prifti protestant amerikan, Andreë Brunson, i burgosur atje prej dy vitesh nën pretendimet e lidhjeve me grupe të paligjshme politike.

Përplasjet mes dy aleatëve të NATO-s i kanë parë secilin prej tyre të vendosin tarifa mbi palën tjetër, gjë që e përkeqësoi krizën e lirës turke, e cila që prej janarit ka humbur gati një të tretën e vlerës përkundrejt dollarit amerikan.

Kjo krizë po shihet me shqetësim edhe në vendin tonë. Aktualisht, Turqia është vendi i dytë më i madh importues në Shqipëri, pas Italisë, me 500 milionë dollarë importe në vit. Ndërkohë që eksportet shqiptare drejt Turqisë janë dukshëm më të ulëta, vetëm 20 milionë dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas vdekjes së Aretha Franklinit/ Diçka e çuditshme po ndodh... (FOTO)
Previous article TAKIMI I SË SHTUNËS ME PRESIDENTIN RUS/ Merkel: Nuk pres ndonjë rezultat të veçantë

k.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT