Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Polanda është:
“Në Korçë hotelet ishin shumë higjienike, por ajo që nuk më pëlqeu ishte sepse kishte shumë dhoma të vogla. Ne ishim një familje e madhe kur mbërritëm në një vend qëndrim në qytet, dhe mezi kemi gjetur një dhomë që të ishte tip apartamenti, sepse në fakt ashtu na duhej. Përveç kësaj shërbimi e gjithçka tjetër ishte shumë mirë. Madje ushqimi ishte një prej gjërave që na ka mbetur në mend. Përveç kësaj, dhomat ishin problemi i vetëm dhe pak mbeturinat në qytet.”
Por në të njëjtin koment një shqiptar i thotë:
“Ty të rroftë që ke ardhur nga ana e anës dhe je lodhur për një copë Korçë, se ty ta bëjnë andej nga agjencitë turistike tuajat sikur aty do gjeni parajsën, po vetëm ca rrugica me kalldrëm, e një kishë kaq se gjë tjetër nuk ke. Më mirë të kishe shkuar në ndonjë vend tjetër, se Korçën aty e ke. Hajde ku të duash më keq mund të bëhet se më mirë nuk ka ku shkon.”
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


